Ilustrim

Oda e Infermierëve hap zyrë për licencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka hapur zyrën për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve.

“Udhëheqëse e kësaj zyreje është zgjedhur Donika Shahini- Lami, psikologe me përvojë shumë vjeçare e cila deri më tani ka qenë pjesë e komisioneve të rëndësishme të OIK”- njofton Oda e Infermierëve të Kosovës.

Kjo zyre, sipas njoftimit, do t’u asistojë dhe t’iu japë ndihmë psikologëve klinik dhe komisioneve për licencim të psikologëve klinik.

“Po ashtu, kjo zyrë koordinon edukimin e vazhdueshëm profesional dhe inicion tek organet e OIK të gjitha propozimet në lidhje me aktet normative për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik” – thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me procedurat për licencim e rilicencim, thuhet se zyra do të bashkëpunojë edhe me njësitë organizative të shërbimit profesional e administrativ.

Udhëheqësja e zyrës për licencim dhe rilicencim të psikologëve klinik, logopedëve dhe ergoterapeutëve, Donika Shahini – Lami; Foto: Oda e Infermierëve të Kosovës, Facebook