Oda e Avokatëve: Avokatët po linçohen

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është shprehur e shqetësuar për siç kanë thënë ata ‘linçimet publike, nga një pjesë e opinionit publik, ndaj avokatëve në raste specifike’.

Përmes një komunikate për media, OAK ka thënë se bazuar në ligjet në fuqi, është detyrim themelor i avokatit që sipas detyrës zyrtare, të ofroj ndihmën juridike në mënyrë profesionale.

“Andaj linçimet publike të cilat janë duke i’u bërë avokatëve dhe familjeve të tyre, janë krejtësisht të pa pranueshme dhe në kundërshtim me interesat dhe obligimet ligjore që ka Kosova në kuadër të shtet ndërtimit dhe në raport me partnerët ndërkombëtar”.

Në reagim gjithashtu thuhet se shteti i Kosovës dhe sistemi i drejtësisë, e kanë për obligim të sigurojnë mbrojtje juridike secilit qytetar.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, gjithmonë do të jetë në mbrojtje të të gjithë anëtarëve të saj kur ata atakohen pa të drejtë nga kushdo, vetëm pse janë në krye të detyrës dhe do të bëjë të pamundurën që asnjëherë të mos nëpërkëmbet avokati gjatë ushtrimit të profesionit”, thuhet ndër të tjera në reagim.