Ilustrim

Obiliq, arrestohet 28 vjeçari pasi u kap me armë dhe drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarë të stacionit policor në Obiliq në mbrëmje të datës 25 gusht kanë arrestuar të dyshuarin pasi i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Përveç kësaj, të dyshuarit i janë sekuestruar edhe një karikator me 4 fishekë, një sasi të substancës narkotike, një peshore, mulli për bluarjen e narkotikëve, sasi të parave, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Personi i dyshuar V. D., mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.