Numri i të shëruarve sot nga COVID-19

Dy pacientë janë shëruar sot nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të shëruarve ka arritur në 657.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 11 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Numri total i të prekurve me coronavirus ka arritur në 895 prej tyre 657 të shëruar dhe 28 të vdekur.