Romë, Itali - Foto: REL/Reuters

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Itali po bie

165,155 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në shtetin italian që nga data e parë e paraqitjes së këtij virusi.

Ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi 2 mijë raste sipas Worldometers.

Numri total i vdekjeve në Itali ka shkuar në 21,645 raste, kurse sot janë raportuar mbi 500 persona të vdekur.

Italia ka kryer mbi 1 milion teste për popullsinë e mbi 38 mijë shtetas italianë janë shëruar.

Numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në këtë shtet ka shkruar duke rënë që nga java e shkuar.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është mbi 2 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 129,958.