Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas përkundër urdhrit mbrojtës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Kjo sipas policisë, përkundër që kishte urdhër mbrojtjes të lëshuar nga gjykata më 7 dhjetor.

Rasti ka ndodhur në Drenas, dje rreth orës 16:00.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.