Novi Sad: Rrihen dy shqiptarë

Dy shqiptarë u rrahën mbrëmë në një rrugë në Novi Sad sipas raportimeve jeta e njërit prej tyre është  në rrezik. Policia ka identifikuar viktimat  G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999 ndërkaq po e heton rasti. Për incidentin ka reaguar Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë.

Kjo Shoqatë ka shprehur fale derim për sherbimin spitalor të Vojvodinës që ka reaguar me profesionalizem.”Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M  është në rrezik për jeten pasi ka të thyer eshtërat e kokës dhe ka gjakderdhje në tru” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Shqipëtarëve të nënshkruar nga kryetari i saj, Demë Berisha.