Norvegji, fundosen shtëpitë nga rrëshqitja e tokës

Një rrëshqitje e tokës në fshatin Gjedrum afër Oslos në Norvegji ka lënë të lënduar së paku nëntë persona dhe fundosur shtëpi, në atë që duket si një grykë e madhe me baltë, raporton BBC

Policia tha për televizionin NRK se nuk dihet fati i 26 personave në Gjedrum i cili ka shtrirje prej 25 kilometra në veri-lindje të Oslos.

Qindra njerëz janë evakuuar nga fshati.

“Policia po e quan këtë një katastrofë,” tha shefi i policisë vendore Roger Pettersen.

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, postoi në media sociale ku tha: “të dhemb kur sheh se si forcat natyrore e kanë shkatërruar Gjerdrumin”.

Kjo rrëshqitje ndodhi në orët e hershme të ditës së sotme.

Shumë njerëz raportohet të kenë ngecur në shtëpitë e tyre.