Njësia Speciale Intervenuese pjesë e operacionit në kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë janë edhe Njësia Speciale Intervenuese.

Informacionet dhe lokalizimi i personave të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë kanë qenë edhe për mundësinë e rezistencës dhe rrezikshmërisë së personave që ishin identifikuar nga policia.

Për këtë rast në aksionin policor që u zhvillua në tre lokacione të ndryshme Suharekë, Prishtinë e Fushë Kosovë është ftuar edhe Njësia Speciale Intervenuese.

Kështu ka mësuar KALLXO.com ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur detaje se polici që mbeti i plagosur në njërën nga operacionet që u zhvillua në regjionin e Prishtinës nga cila njësi është dhe si arriti deri te shkëmbimi i zjarrit.

Siç mëson KALLXO.com njëri nga te dyshuarit e lokalizuar në regjionin e Prishtinës kishte rezistuar.

I njëjti pra edhe dyshohet se është vrarë dhe se në të njëjtin aksion u plagos edhe një zyrtar policor.

KALLXO.com ka mësuar se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.

Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.

Siç mësohet, operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia, ndërsa përgjigja e vetme është marr nga ana e prokurores së rastit e cila tha se do të dalin me një komunikatë për media.

Zhvillimet e fundit: Dyshohet se është vrarë një i dyshuar për grabitjen në Suharekë, plagoset një polic