Foto: Presidenca libaneze/Anadolu Agency via Getty Images

Njeriu më i pasur në Liban është zgjedhur prapë kryeministër i vendit

Najib Mikati i cili ka shërbyer dhe dy herë më parë si kryeministër i Libanit, është zgjedhur prapë në këtë pozitë, raporton CNN.

I njëjti, së bashku më vëllanë e tij, Taha që njëkohësisht është dhe partneri i tij kryesor, janë njerëzit më të pasur në Liban.

Presidenca libaneze ka njoftuar se Mikati ka takuar presidentin libanez, Michel, ku ka nënshkruar një dekret për formimin e qeverisë së re.

Kjo qeveri është e para në Liban që prej shpërthimit të portit të Bejrutit në gusht të vitit 2020, ku mbetën të vrarë më shumë se 200 njerëz.

Që atëherë Libani është goditur nga një krizë e rëndë financiare e cila ka rezultuar që monedha të humbasë mbi 90% të vlerës së saj.

Libani po ashtu është dhe në një depresion ekonomik, të cilin Banka Botërore e konsideron si një nga më të këqinjt në botë që nga mesi i shekullit 19-të.

Kryeministri i ri iu drejtua popullit pas takimit me presidentin libanez, ku tha se do të përpiqet të “ndalonte kolapsin e vendit”.

“Situata është e vështirë, është shumë e vështirë, megjithatë nuk është e pamundur nëse bashkohemi … përparësia jonë është të qetësojmë vuajtjet e popullit libanez “, ka thënë ai.