Foto: AFP

VIDEO: Momenti i shpërthimeve të fuqishme në Bejrut

Dy shpërthime të fuqishme kanë dridhur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

Nuk dihet ende origjina e shpërthimeve shumë të fuqishme.

Agjencia e lajmeve AFP raporton për ndërtesa të dëmtuara nga shpërthimet që kanë ndodhur në zonën e portit.

Dëme janë shkaktuar në një diametër prej disa kilometrash.

Sipas AFP-së, mediat lokale kanë transmetuar pamje me njerëz të përgjakur nën gërmadha ndërkohë që besohet se numri i të plagosurve është me dhjetëra apo edhe me qindra.

Numër i madh i forcave të sigurisë, të zjarrfikësve dhe ambulancave kanë shkuar në zonën e shpërthimit.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga shpërthimi.

Ja dy prej tyre :