Ilustrim

Njëmbëdhjetë burra zihen duke luajtur bixhoz në një shtëpi në Pozhoran të Vitisë

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Pozhoran të Vitisë njëmbëdhjetë persona janë zënë teksa po luanin bixhoz.

Sipas raportit 24 orësh, personat ishin mbledhur në shtëpinë e një të dyshuari tjetër burrë.

Ata kanë luajtur letra bixhozi me qipa pokeri dhe para.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar 889 qipa pokeri, 6 komplete letra bixhozi dhe një fletore evidence.

Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregull.