Një veturë e djegur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë është djegur tërësisht dhe dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit, sipas policisë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia thotë se rasti është nën hetime.