COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një vdekje dhe 1,853 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një person ka vdekur dhe janë konfirmuar 1,853 raste të reja me COVID-19.

“Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Të dhënat tregojnë se sot janë shëruar 1,639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180,407.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës. Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 31,084.