Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur Meksikën

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur sot jugun e Meksikës, me epiqendër shtetin Oaxaca, raporton The Guardian.

Sipas shërbimeve sizmologjike tërmeti  ka tronditur qendrën dhe jugun e Meksikës.

Tërmeti goditi shtetin jugor të Oaxaca në 10:29 të ditës sipas  kohës lokale, të martën, por u ndje më shumë se 400 milje larg në kryeqytetin, Meksiko City, ku ndërtesat u dridhën dhe banorët dolën me shpejtësi në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ishte  në lindje të Huatulco, një nga destinacionet kryesore turistike të Meksikës, ku plazhet sapo ishin rihapur javën e kaluar pas mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19.