
Konfiskimi i vajit hidraulik, Foto: Dogana e Kosovës
Një person kapet duke kontrabanduar vaj hidraulik me origjinë nga Irani
04.9.2022 - 11:36
Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar deri sapo transportonte mall të kontrabanduar.
Ngjarja ka ndodhur në regjionin e Prishtinës siç ka njoftuar Dogana.
Fillimisht është ndaluar automjeti i dyshimtë dhe brenda tij janë kapur një sasi prej 450 litrave vaj hidraulik.
Origjina e këtij vaji sipas Doganës së Kosovës është nga Irani e që ishte kontrabanduar për në Kosovë.