Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një person i vdekur nga një aksident në rrugën Pejë – Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në rrugën Pejë – Prishtinë, në fshatin Krivovë.

Sipas njoftimit, i ndjeri derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin me ç’rast  rrokulliset.

Pas dërgimit në QKUK, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet e marra.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.