Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau vjehrrin e tij me thikë

Gjykata Themelore në Prishtinë sot vendosi një muaj paraburgim për E.D., i dyshuar për vrasjen e vjehrrit ditë më parë.

Policia e Kosovës, me 1 dhjetor 2023, ka arrestuar E.B., i dyshuar për vrasjen e vjehrrit të tij me thikë në mbrëmjen e 29 nëntorit të këtij viti në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

”Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer veprën penale – Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K” – thuhet në njoftimin e gjykatës.

Viktima nuk kishe mundur t’i përballonte plagëve dhe kishte vdekur në QKUK.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është siguruar prezenca e të dyshuarit.

I dyshuari bashkë me avokatin e tij ishte dorëzuar ditën e djeshme në njërin nga stacionet e Policisë së Kosovës.

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e vjehrrit