Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një mobileri përfshihet nga zjarri në Peran të Podujevës

Një mobileri në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe  policia të cilët po merren me rastin” – ka deklaruar Ahmeti.