COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1,257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Ndërsa në këto 24 orë, sipas njoftimit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221,498.

Kurse, në total numri i rasteve aktive është 1,696.