
Një i arrestuar për falsifikim parash
16.3.2022 - 21:40
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni kanë arrestuar një të dyshuar për falsifikim të parave.
Sipas Policisë, tek i dyshuari H.P., i lindur më 1997, janë gjetur dhe konfiskuar 1,100 euro, 11 bankënota nga 100 euro.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.