Një i arrestuar pas bastisjes në Zubin Potok, Sveçla jep detaje se çka gjeti policia - Pamje

Një person është arrestuar nën dyshimin se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe mjete eksplozive në Uglarë të Zubin Potokut.

Detaje nga bastisja ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut”- ka bërë të ditur ai në një postim në Facebook.

Sipas ministrit  lënda është proceduar në prokurori.

Ai potencon se ky aksion është bërë “me qëllim të ç’rrënjosjes së krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.”

“Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”- përfundoi Sveçla.

KALLXO.com raportoi për aksionin policor në Zubin Potok:

Aksion i Policisë në Ugljare të Zubin Potokut, dyshohet për posedim të armëve ilegale