Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një burrë në Prishtinë raporton në Polici se u sulmua dhe iu grabitën para e një telefon

Një burrë nga Prishtina dje ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i njëjti ka thënë se është sulmuar fizikisht.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima ka raportuar se sulmin e ka pranuar nga persona të panjohur.

Po ashtu, në raportin 24-orësh policor është thënë se viktima ka thënë se të dyshuarit pas sulmit i kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon celular.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Podrimja” në Prishtinë, rreth orës 17:40.

E gjithë ngjarja sipas PK-së është iniciuar si “Grabitje” dhe është në procedurë hetimore.