Ministria e Infrastrukturës

Nis zgjerimi i rrugës Gjilan – Bujanoc

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar së sot fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanovc, saktësisht nga rrethrrotullimi i fabrikës se baterive deri te kyçja e Autoudhës R 7.1

Rruga Gjilan – Bujanovc ka gjatësi mbi 2.9 kilometra dhe vlera e saj është mbi 2 milionë e 860 mijë euro.

Sipas njoftimit, kjo rrugë do të bëhet me katër korsi, shtegun për këmbësorë dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, përfshirë edhe ndriçimin.

“Me këtë projekt do të zgjerohen dhe rregullohen edhe rrethrrotullimet te kthesa e fshatit Shillovë, që është nyja e unazës se qytetit të Gjilanit, rrethrrotullimi në Shillovë dhe ai te kyçja e Autoudhës R7.1 te bunari i Përlepnicës”, thuhet në njoftim.