Nis takimi nga i cili pritet lehtësimi i masave anti-COVID19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke e mbajtur sot një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po kemi filluar takimin në ora 10:00 dhe është një takim konstruktiv”, tha shkurt ai për KALLXO.com.

Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja anti-COVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Kurse, dje Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar për lirim të masave për COVID-19.

Është paralajmëruar se sot, nga ky takim, të dalin vendime shtesë të cilat edhe pritet të lirojnë masat e deritashme.