Nis rundi i dytë i bisedimeve, në takim edhe këshilltarja dhe vajza e Donald Trump

Sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me delegacionin e Kosovës, janë duke zhvilluar një takim të gjatë në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.

Pas një ndërprerje, ka rifilluar takimi me rundin e  dytë të dialogut.

Në takim, siç raportojnë mediat serbe, është e pranishme edhe Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e Presidentit Donald Trump.

Pak pas nisjes së takimit në Uashington, mediat serbe kanë raportuar për zhvillime të mëdha, ku sipas tyre Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.

Raportimet se pika 10 përmban njohjen reciproke, e ka konfirmuar edhe Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq,

Ministri i Punëve të jashtë të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Vuçiq ka hedhur poshtë pikën 10, e cila flet për njohjen reciproke.