Foto: Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku/Facebook

Nis procesi i eliminimit të brejtësve në kryeqytet

Sot ka filluar eliminimi i brejtësve në kryeqytet, prezenca e të cilëve ka shkaktuar shumë pakënaqësi te qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka njoftuar se ky proces do të vazhdojë gjatë 10 ditëve të ardhshme nëpër bodrume e kanalizime të qytetit.

“Pas 3 vjetëve po fillon procesi i deratizimit në kryeqytet. Deratizimi është procesi i eliminimit të brejtësve të cilët duke prekur ushqimet dhe gjërat tjera mund të jenë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse” – ka shkruar Sadiku në profilin e tij në Facebook.

Drejtori Sadiku ka shtuar se do të bashkëpunojnë me qytetarët që ky proces të realizohet me sukses.

Prishtinasit kanë pasur në vazhdimësi ankesa për prezencën e minjve nëpër rrugët e qytetit.

Foto: Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku/Facebook