Ngjarja në Gramsh, Rama: Ushtarakët neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes në uzinën e armëve në Gramsh.

Rama në një shkrim në Twitter, ai është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.

Po ashtu ka hedhur kritika ndaj personave të caktuar që sipas tij kanë reaguar me tendencë për ngjarjen.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël!

“Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”.

Kreu qeveritar thënë se pret zbardhjen e plotë të rastit.

“Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, shprehet Rama.

Ndërkaq, më herët ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha/Telegrafi.