Ilustrim

Ngacmoi një grua në rrugë dhe përmes telefonit, arrestohet burri nga Prishtina

Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit një grua.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar më 15 korrik, derisa arrestimi ka ndodhur të martën.