Nga sot, BE pranon certifikatat e vaksinimit të Kosovës kundër COVID-19

Nga sot, Bashkimi Evropian do të pranojë certifikatat e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës, testet dhe dëshminë e kryerjes së COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur BE në Kosovë përmes një postimi në Twitter.

Ndërsa ka theksuar se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit.