Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nga Serbia hyri ilegalisht në Kosovë, Policia ia gjen në automjet një aparat ultrazëri

Një burrë në Leposaviq është ndaluar pasi dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dhe se në automjetin e tij ai po barte një aparat ultrazëri që përdoret për mjekësi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”- thuhet në raportin 24-orësh policor të datës 17.03.2024.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.