Aeroplani në ajër

Nga 13 maji fillon fushata e vaksinimit nga ajri për kafshët e egra

Autoriteti i Aviacionit Civil ka informuar të gjithë qytetarët se nga data 13 -18 maj 2020 në vend, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

 “Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore përfshirë këtu edhe zonat kufitare të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Sipas njoftimit, fushata mbështetet nga Bashkimi Europian, si pjesë e si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët në vendet e Ballkanit Perëndimor.