Elza Ramadani Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve

Ramadani: Në Kosovë kafshët e egra shihen si atraksion

Elza Ramadani nga organizata joqeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” tha se në Kosovë kafshët e egra ‘mbrohen’ nga gjuetarët në mungesë të respektimit të legjislacionit për këto kafshë.

Ramadani e ftuar në emisionin “Kallxo Përnime” tha se kafshët e egra shihen si atraksion në Kosovë, duke e quajtur të tmerrshme një gjë të tillë.

“Ne nuk informohemi për gjendjen që e kemi, kafshët e egra ‘mbrohen’ nga gjuetarët. Gjuetarët e kanë interesin me i kultivu sa më shumë dhe në fund me i vra. Kjo pra ndodh në Kosovë. Te në ka mangësi sidomos në bashkëpunim mes Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Bujqësisë. Kafshët e egra shihen si atraksion, e tmerrshme që kjo ndodh në Kosovë. E kjo ndodh pse nuk kontrollohet. Kafshët e egra janë në duart e njerëzve jokompetentë”- tha Ramadani .