Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve reagon ndaj vrasjes mizore të një ujku

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka reaguar ndaj asaj që e quan vrasje mizore të një ujku.

Në një foto të shpërndarë nga Fondacioni shihen disa qen gjahu duke e sulmuar një ujk, i cili ishte zënë në pritë nga gjahtarët.

Sipas Fondacionit, foton dhe videot e vrasjes mizore të ujkut janë publikuar nga vetë i dyshuari.

Po ashtu, i dyshuari ka publikuar edhe pamje të këlyshëve të ujkonjës, të mbajtur në robëri.

Fondacioni thekson se ndalohet me ligj abuzimi me kafshë gjatë gjuetisë siç ndalohet edhe që të vegjlit e kafshëve të egra të kapen apo të mbahen pa leje speciale nga organet kompetente.

Organizata tregon se u është drejtuar organeve ligjzbatuese për rastin në fjalë dhe pret që i dyshuari për këtë rast të gjendet dhe dënohet sipas ligjeve në fuqi.