Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu - Foto: REL/Reuters

Netanyahu: Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ripërtëritja e pasurimit të uraniumit nga Irani dëshmon se ky vend po synon të prodhojë armë bërthamore, pavarësisht se e mohon këtë.

Të hënën, Irani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind, gjë që paraqet shkeljen më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, tha për mediat lokale se procesi ka nisur në uzinën nëntokësore Fordow.

Netanyahu tha në një deklaratë se ky veprim “nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë, përveç si realizimi i vazhdueshëm i qëllimit të Iranit për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor”.

“Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore”, shtoi ai./REL