Ilustrim

Nëntë të arrestuar në Pejë nën dyshimet se kanë kryer mbi 20 vepra penale

Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë, pas një punë operativo hetimore lidhur me  disa raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 ka arrestuar nëntë persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se këto vepra kryesisht janë kryer në fshatin Vitomericë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës.

Të dyshuar për këto vepra janë: J. F., 27 vjeçar, F. L, 34 vjeçar, S. B., 29 vjeçar, L. N., 28 vjeçar, A. S., 29 vjeçar, A. F., 24 vjeçar dhe N. J.,29 vjeçar.

Fillimisht policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej 7 personave të dyshuar, të organizuar mirë qe kanë kryer këto vjedhje në bashkë kryerje.

“Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës së Pejës dhe  Istogut. Në mesin e muajit janar 2020 në Pejë respektivisht në rrugën Gani Kelmendi, të dyshuarit  e arrestuar kanë pranuar se kanë  vjedhur 150 shtylla të metalit nga një objekt në ndërtim e sipër, 140 bllazhujka, 4 kubik shtafne (shtylla te drurit) që shërbejnë për kulm të objektit dhe mjete tjera të punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ky grup i të dyshuarve i ka vjedhur këto gjëra dy herë gjatë muajit janar, duke i bartur gjërat në veturë të marrur me qira dhe për këto vjedhje janë iniciuar dy raste të vjedhjeve te rënda.

“Pasi që janë identifikuar dhe arrestuar, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit tek një i dyshuar  tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga të dyshuarit. Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi”, njofton policia.

Tutje është bërë e ditur se në këto dy vjedhje të rënda kanë marr pjesë grupi i të dyshuarve te cilët janë organizuar që të kryejnë vjedhjet në pronën e viktimës.

“Me datë 24.12.2020, i njëjti grup i të dyshuarve në fshatin Vitomericë në shtëpinë e viktimës, kanë vjedhur 12 dritare të plastikes, të cilat 6 prej tyre ishin të montuara ndërsa të tjerat i kanë marrur në korridorin e shtëpisë. Të dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe te njëjtat ia kanë shitur një personi tjetër nga fshati Zallq”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se ditaret e vjedhura janë gjetur tek blerësi dhe të njëjtat janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.

“Në muajin tetor të vitit 2020 ky grup i të dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik në Pejë kanë kryer 5 vjedhje të rënda, ku në të gjitha rastet kanë thyer shtëpi të pa banuara dhe kanë vjedhur mjete te punës si: TV, Llap top e 5 biçikleta”, njofton policia.

Të dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kanë kryer këto vepra penale dhe nga gjërat e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta tek njeri i dyshuar në fshatin Zallq, të cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve sipas policisë ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pa banuara, me pronarë qe jetojnë jashtë Kosovës dhe nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë televizorë, llap top, mjete të punës, makina për kositje të barit, pajisje teë kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira”, njofton policia.

Në njoftim thuhet se në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim te vjedhin te holla, ari dhe sende tjera të vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur.

Njëjte kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve, ndërsa të dyshuarit kanë pranuar shumicën  e veprave qe i kanë kryer dhe të njëjtit, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit  janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë.

Policia në Pejë ka bërë të ditur se Gjykata  iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre i ka caktuar masë alternative që të mos e lëshoj vendin.

“Dy personat e tjerë të dyshuar qe kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i shtetit i ka liruar në procedurë tërregullt”, thuhet në njoftim.