Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) në Kosovë, Kristen Stec.

Në këtë takim është diskutuar për përkrahjen e grupeve të diskriminuara  në Kosovë, nëpërmjet projekteve konkrete.

Gjatë takimit ministri Reçica dhe drejtoresha Stec nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të vazhdimit të projektit, “Mbështetja për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë”.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme në Komunën e Mitrovicës dhe përgatitjen e tyre profesionale, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe të rikthyerit”, thuhej në komunikatë.