Panairi i punësimit i organizuar nga OSBE, Foto: OSBE/Bekim Karaxhija
OSBE organizon panaire punësimi për komunitetet e cenueshme në Kosovë
Është mbajtur panairi i parë në ‘Mahallën e Romëve’ në Mitrovicën Jugore në një seri panairesh të punësimit të organizuara nga Misioni i OSBE-së për 70 anëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës për të rritur punësimin e tyre.
Përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe të nivelit qendror, qendrat rajonale të punësimit, bizneset dhe OJQ-të ishin të pranishëm me prezantime për perspektivat e punësimit, duke ofruar mundësi trajnimi dhe arsimimi për anëtarët e këtyre komuniteteve.
“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë shkallën më të lartë të papunësisë në Kosovë krahasuar me komunitetet e tjera”, tha Nikola Petrovski i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Me organizimin e këtyre sesioneve informative ne po u sjellim mundësi punësimi dhe trajnimi më pranë tyre dhe ne shpresojmë që aktivitete të tilla do të ndihmojnë për të fuqizuar ekonomikisht komunitetet më të rrezikuara në Kosovë”.
Aktivitete të ngjashme janë mbajtur sot edhe në Prizren, dhe do të mbahen në Fushë Kosovë më 11 maj, në Ferizaj më 14 maj dhe në Gjakovë më 15 maj.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe me zhvillimin e sektorit të demokratizimit dhe sigurisë publike.