foto: Ilustrim

Nën ndikimin e alkoolit, i mituri rrah nënën e tij

Një i mitur është arrestuar nga policia dje në Prishtinë.

Sipas policisë i mituri pasi ishte nën ndikim të alkoolit kishte rrahur nënën e tij.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të gruas, ndërsa kanë shtuar se për rasin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i mituri është dërguar në mbajtje.