Foto: Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Pejë i grabitet motoçikleta dhe telefoni

Një burrë në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një person nën kërcënimin e thikës ia ka marrë një motoçikletë dhe telefon celular.

I dyshuari sipas raportit policor, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në lidhje më këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është nën hetime.