Leposaviq, 11.02.2024

'Brigada e Veriut është gjallë' - grafite të reja në veri

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton” janë grafitet që janë parë sot në komunat në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti po trajtohet si  “përhapje e urrejtjes”.

Sipas tij, ende nuk dihet kush i ka krijuar grafitet.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste në fund të qershorit të vitit 2023.