Ilustrim

Shkruhen grafite përçarëse në muret e QKMF-së në Suhodoll të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona ende të panjohur kanë shkruar grafite me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në tabelat treguese të fshatit Suhodoll i Epërm në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:50.

Sipas raportit policor, rasti “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” është duke u hetuar.