Ilustrim

Në vendin e punës, nën kërcënimin e armës i grabiten 1 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:00 një femër ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në Prishtinë, në ambient i kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri dhe nën kanosje ka arritur t’i grabis asaj 1 mijë euro para të gatshme.

I njëjti është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.