Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla

E lidhin brenda banesës, e kërcënojnë dhe e plaçkitin nën kërcënimin e armës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicën e Veriut, ka raportuar se tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur i kanë hyrë në banesë, e kanë lidhur dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar para.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit pasi e kanë demoluar banesën i kanë grabitur 470 euro, 7 mijë dinar dhe një telefon, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në rrugën “Vlade Cvetkovic” në Mitrovicën e Veriut.