Prishtinë, persona të maskuar grabisin para në pompë të benzinës

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një pompë të derivateve në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i ka grabitur rreth 300 euro para të gatshme.

Sipas viktimës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.