Ilustrim

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Një punëtore e një barnatoreje në Prishtinë ka raportuar në polici se është grabitur nga dy persona të maskuar.

Të njëjtit sipas Policisë së Kosovës grabitjen e kanë kryer nën kërcënimin e armës ndërsa kanë arritur të grabisin një sasi të parave.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:10.

Në raportin ditor të policisë nuk tregohet ndonjë shumë e përafërt e grabitjes së parave ndërsa thuhet se nuk ka pasur të lënduar ndërsa rasti është duke u trajtuar.