
Në Shtime konfiskohen 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave
12.1.2022 - 18:27
Policia ka njoftuar se te një person i dyshuar A.G, në një shtëpi të pabanuar në një fshat të Shtimes janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave.
Në këtë rast thuhet se është ftuar edhe një njësi e KEDS-it.
Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, më 4 janar, se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.
Kosova po përballet me krizë energjike. Autoritetet kanë miratuar masat emergjente për energji.