
Konfiskohen dhjetëra pajisje për prodhimin e bitcoinave në Jarinjë
06.5.2021 - 23:04
40 pajisje të cilat prodhojnë kriptovaluta dixhitale janë konfiskuar para disa minutash në pikën kufitare në Jarinjë.
KALLXO.com mëson se të njëjtat pajisje janë konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës për shkak se të njëjtat nuk kishin dokumentacion përkatës dhe për to nuk ishte paguar doganë.
Gjithashtu siç mëson KALLXO.com personi i cili është ndaluar me pajisjet në veturë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të Prokurorisë së Mitrovicës.
www.kallxo.com