VIDEO: Aksion i Doganës në Prishtinë, konfiskohen dhjetëra pajisje për prodhimin e valutave digjitale

Kompania KEDS gjatë ditës se sotme ka marrë informacione se po keqpërdoret energjia elektrike në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Pas kontrollit është vërejtur se brenda një objekti ka dhjetëra pajisje që prodhojnë valuta digjitale.

Dogana e Kosovës ka ngritur dyshimet se pajisjet janë të pazhdoganuara dhe ato janë duke u konfiskuar nga njësia e Doganës.

Për momentin ekipet e Doganës së Kosovës janë në vendin e ngjarjes ndërsa KALLXO.com sjell pamje nga konfiskimi i këtyre pajisjeve.