Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sveçla: Prezenca e shtetit është e dobët në Veri

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në emisionin “KALLXO Përnime” ka folur për prodhimin e kriptovalutave në veri të Kosovës.

“Kemi prezencën e shtetit atje edhe pse është e dobët. Problemi i veriut nuk zgjidhet me operacion policor”, ka thënë Sveçla

Ministri Sveçla ka theksuar dy faza në të cilat ndahet problemi.

“Problemi është dy fazë, një, rryma po vidhet. Edhe importimi i tyre në raste shumë të shpeshta po është ilegal. Pa pagu doganë, taksa të nevojshme”, është shprehur Sveçla.

Sveçla ka thënë se duhet të rritet siguria publike në të gjithë Kosovën.

“Çka ne duhet të bëjmë është të rrisim sigurinë publike gjithandej Kosovës pavarësisht kufijve gjeografikë”, ka thënë ai.